Dy anije të NATO-s dhe tre të Forcës Detare Shqiptare stërvitje në Gjirin e Vlorës

by Nexhat

Dy anije të NATO-s dhe tre anije të Forcës Detare Shqiptare po zhvillojnë stërvitjen e përbashkët ushtarake “Strike 2026” në gjirin e Vlorës, në zonën detare pranë gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit.

Stërvitja ka nisur të premten dhe pritet të vijojë deri më 19 tetor, me synimin për të përmirësuar koordinimin e operacioneve detare dhe për të forcuar bashkëpunimin mes forcave pjesëmarrëse, shkruan Euronewsal,

banner

Skenarët e stërvitjes përfshijnë manovra detare dhe angazhimin e forcave ajrore, në kuadër të rritjes së ndërveprimit operacional dhe aftësive të përbashkëta

“Strike 2026” është stërvitja e dytë e këtij lloji që zhvillohet gjatë këtij viti në gjirin e Vlorës. Ndërkohë, aktivitetet stërvitore pritet të shtrihen edhe në zonat detare të Durrësit dhe Shëngjinit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy