Dubois nuk lejon befasi, sërish kampion

by Nexhat

Boksieri britanik, Daniel Dubois e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në versionin WBO në boksin profesionist, pasi e mposhti britanikun Fabio Wardley me ndërprerje në raundin e dytë, në meçin e zhvilluar të shtunën mbrëma në Londër.

29-vjeçari ishte dominues që nga fillimi i përballjes në arenën “O2”, duke e rrëzuar Wardleyn vetëm 17 sekonda pas gongut të parë, me një goditje të fuqishme të djathtë.

banner

Wardley arriti të ngrihej dhe ta vazhdonte meçin, por Dubois nuk e uli ritmin. Kampioni e vuri sërish në vështirësi kundërshtarin gjatë raundit të parë, ndërsa gongu e shpëtoi këtë të fundit nga ndërprerja e hershme

Dominimi i boksierit britanik, vazhdoi edhe në raundin e dytë, kur pas një serie goditjesh të forta, këndi i Wardleyt hodhi peshqirin, duke bërë që gjyqtari ta ndërpriste meçin dhe t’ia konfirmonte fitoren kampionit.

Kjo ishte fitorja e dytë e Dubois ndaj Wardleyt, pasi britaniku kishte triumfuar edhe në përballjen e tyre të parë në maj, kur e fitoi titullin WBO pas një meçi të fortë që përfundoi në raundin e 11-të.

Me këtë sukses, Dubois e çoi bilancin e tij në 24 fitore dhe tri humbje në boksin profesionist, ndërsa Wardley tani ka 20 fitore, dy humbje dhe një barazim.

Pas përfundimit të meçit, kampioni britanik shprehu bindjen se kjo është koha e tij në kategorinë e rëndë.

“Fabio është një luftëtar i madh, që u rikthye për herë të dytë, por kjo është koha ime dhe epoka ime”, deklaroi Dubois.

Tashmë, vëmendja e tij mund të zhvendoset drejt një përballjeje të mundshme me kroatin Filip Hrgovic, kampion i IBF-së, i cili e sfidoi pas fitores në Londër.

Dubois synon ta rifitojë titullin e dikurshëm IBF dhe të forcojë pozitën e tij në mesin e boksierëve më të mirë të kategorisë së rëndë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy