Policia për trupin e pajetë në Lanë: Viktima rreth 60-vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur është hedhur në lumë

by Nexhat

Një person është gjendur pa shenja jeta në lumin Lanë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake është një person i gjinisë mashkullore, po verifikohet nga policia.

Njoftimi i plotë:

banner

Rreth orës 12:56, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në lumin Lanë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ky shtetas, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy