Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi javën e kaluar një marrëveshje të diskutueshme me Moskën për furnizimin me naftë, në përpjekje për të ulur çmimet e karburanteve në SHBA përpara zgjedhjeve të rëndësishme të mesmandatit, më 3 nëntor.
Zëvendëskryeministri rus për Energjinë, Alexander Novak, deklaroi se palët po negociojnë ende kushtet tregtare dhe po punojnë për finalizimin e kontratave.
Megjithatë, ai nuk dha një datë konkrete për nënshkrimin e tyre.
Rritja e çmimeve të karburanteve në SHBA që nga fillimi i luftës së përbashkët amerikano-izraelite kundër Iranit ka shtuar pakënaqësinë e qytetarëve. Kjo situatë mund të ndikojë te republikanët e Trump-it përpara zgjedhjeve të nëntorit.
Megjithatë, shumë ekspertë vlerësojnë se marrëveshja për furnizimin me naftë dizel nga Rusia nuk do të sjellë ndryshime të mëdha në shpenzimet e konsumatorëve amerikanë.
SHBA-të shpenzojne rreth 3,9 milionë fuçi naftë dizel në ditë, ndërsa marrëveshja me Rusinë parashikon fillimisht vetëm 2,22 milionë fuçi gjithsej. Kjo sasi mjafton për të mbuluar më pak se gjysmën e konsumit ditor të vendit.

