Protestat në Evropë dhe Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

by Nexhat

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X lidhur me valën e protestave që kanë përfshirë disa vende të Evropës.

Në reagimin e tij, Berset përmend edhe Shqipërinë, duke u ndalur te shkaqet e pakënaqësive shoqërore, por edhe te ngjarjet e dhunshme që kanë shoqëruar disa prej këtyre tubimeve.

banner

 “Nga Parisi në Milano, nga Brukseli në Tiranë, protestat në Evropë janë bërë virale. Pabarazi. Arsim. Strehim. Pa perspektiva. Një ndjenjë e të mos dëgjuarit. Dhe mes protestave paqësore, pati dhunë. Ndërtesa publike u sulmuan. Dyqane u plaçkitën. Njerëz të plagosur nga të gjitha anët. Së pari, u dhemb atyre që marshuan paqësisht. Mesazhi i tyre humbet. Zemërimi i tyre u përket atyre. Nuk duhet të bëhet mjet politik i askujt. Meriton një përgjigje. Tundimi tani do të jetë të përgjigjemi vetëm me siguri. Kështu rrëshqet siguria demokratike në një demokraci sigurie. Pyetjet e tyre janë tashmë në zemër të Paktit të Ri Demokratik për Evropën”, ka shkruar Berset.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy