Në Apel, mbrojtja kërkon lirimin e të akuzuarve për krime lufte në Reznik të Vushtrrisë

by Nexhat

Në Gjykatën e Apelit në seancën e kolegjit të hënën u elaboruan ankesat e mbrojtjes në rastin ndaj dy të akuzuarve Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq, të dënuar nga shkalla e parë për krime lufte në fshatin Reznik të Vushtrrisë. Mbrojtja kërkoi lirimin e të akuzuarve.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 18 mars 2026, Kostiqin e kishte dënuar me 15 vjet burgim, ndërkaq Miloviqin me 7, raporton “Betimi për Drejtësi“.

banner

Mbrojtësi i të akuzuarit Kostiq, avokati Predrag Miljkoviq ka parashtruar ankesë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit jo të plotë dhe të gabuar të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.

Miljkoviq ka propozuar që Apeli të anulojë aktgjykimin e ankimuar dhe çështjen ta kathejë në rivendosje, përkatësisht të ndryshojë aktgjykimin dhe ta lirojë të akuzuarin Kostiq nga akuza.

Po ashtu, ankesë të përbashkët kanë parashtruar mbrojtësit e të akuzuarit Miloviq, avokatët Mahmut Halimi dhe Millosh Deleviq, për shkak të të gjitha bazave ankimore, me propozim që ankesa e tyre të aprovohet si e bazuar dhe Apeli të lirojë të mbrojturin e tyre.

Ndërsa, Prokuroria e Apelit në parashtresën e saj, Apelit i ka propzoaur që ankesat e mbrojtësve të refuzohen si të pabazuara.

Në këtë seance, i dëmtuari Vesel Latifi deklaroi se i bashkëngjitet propozimit  të Prokurorisë, duke thënë se dëmini me burgim prej 15 vite nuk mjafton për kryerjen e krimeve të luftës.

Ndërkaq, avokati Miljkoviq, në elaborimin e ankesës së tij, deklaroi se aktgjykimi i shkallës së parë fillon prej një premise të gabuar për përgjegjësinë kolektive, duke thënë se nuk mjafton të vërtetohet se i akuzuari ka qenë pejsëtar i forcave të armatosura dhe se ka qenë i pranishëm në ngjarje.

Ai shtoi se në arsyetim, aktgjykimi i Themelores është e paqartë se i cilave forca ka qenë pjesëtar i akuzuari Kostiq.

Në vijim, avokati Miljkoviq deklaroi se nga 17 dëshitarë në shqyrtimin gjyqësor, vetëm 4 prej tyre e kanë lidhur të akuzuarin Kostiq me ngjarjet, duke shtuar se ka pasur shumë kundërthënie në deklaratat e ndryshme të këtyre dëshmitarëve dhe se Themelorja nuk ka arsyetuar pse janë të besueshme deklaratat e dhëna gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe jo ato të mëparshmet.

Po ashtu, avokati Miljkoviq deklaroi se në 85 faqe të aktgjykimit të Themelores, nuk ka asnjë fjalë për provat materiale të dorëzuara nga mbrojtja dhe se provat materiale të dorëzuara nga Prokuroria Speciale nuk mund të pranohen.

Tutje, mbrojtësi i të akuzuarit Miloviq, avokati Mahmut Halimi deklaroi se qëndron në tërësi pranë ankesës së ushtruar dhe të gjitha propozimeve të përmendura në këtë ankesë.

Në elaborimin e ankesës, Halimi deklaroi se në arsyetimin e aktgjykimit të ankimuar, mungon sqarimin lidhur me arsyetimin se pse nje version i caktuar i një deklarate pranohet, ndërsa një version tjetër refuzohet, veçanërisht kur kundërthëniet në mes të dekaratave i referohen identitetit të kyerësit dhe qëllimit të tij.

Po ashtu, avokati Halimi deklaroi se i akuzauri nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e të tjerëve, por duhet të mbahet përgjegjës vetëm për veprimet e tij.

Halimi deklaroi edhe një herë se në bazë të të gjitha pretendimeve të tij, mbetet në tërësi pranë propzimeve në ankesën e parashtruar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy