Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

by Nexhat

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, e ka uruar Albin Kurtin për mandatin e ri si kryeministër i Kosovës, duke shprehur besimin se marrëdhëniet dhe partneriteti mes dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen.

Në letrën e urimit, Jansha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe përkushtimin e vendit të tij për të mbështetur Kosovën në procesin e integrimit evropian.

banner

“Dua gjithashtu të shfrytëzoj këtë mundësi për të shprehur besimin e palëkundur se marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të forcohen, në dobi të qytetarëve tanë”, thuhet në letrën e kryeministrit slloven

Kryeministri slloven i uroi Kurtit sukses në detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ai theksoi se Sllovenia u kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me shtetet e Evropës Juglindore dhe përparimit të tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Sllovenia i kushton rëndësi të posaçme marrëdhënieve të saj me shtetet e Evropës Juglindore dhe përparimit të tyre në rrugën drejt integrimit evropian. Ju lutem, jini të sigurt se Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e plotë të vendit tonë dhe në ndihmën tonë në këtë fushë”, thuhet më tej në letrën e Janshës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy