Shtatë kategori të kosovarëve që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për pasaportë dhe letërnjoftim

by Nexhat

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ka njoftuar qytetarët që jetojnë jashtë vendit se disa kategori lirohen nga pagesa e tarifave për aplikim për pasaportë dhe letërnjoftim, bazuar në një vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), i cili ka hyrë në fuqi më 14.10.2026.

Njoftime të ngjashme janë publikuar edhe nga përfaqësi të tjera diplomatike e konsullore të Kosovës, përfshirë ato në Slloveni, si dhe Konsullata e Përgjithshme në Cyrih të Zvicrës dhe ajo në Stamboll të Turqisë.

banner

Nga ky lehtësim përfitojnë invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), familjarët e ngushtë të dëshmorëve dhe të personave të zhdukur të UÇK-së, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, personat me aftësi të kufizuara të kategorizuar sipas legjislacionit në fuqi, si dhe personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Itali, lirimi nga pagesa vlen për procedurën e rregullt të aplikimit për pasaportë dhe letërnjoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy