Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë foto nga punimet në Teatrin Kombëtar, duke thënë se ky objekt është në rinovim tash e pesë vjet.
Rama, ka kritikuar qeverinë, duke shkruar se ‘’qe si e trajtojnë këta trashëgiminë kulturore shtetërore, e neve nuk na lojnë as me gërry asfalt, se po na del trashëgimia!’’.
Postimi:
A PO E NJIHNI KËTË OBJEKT?
Është Teatri Kombëtar i Kosovës, në mes të Prishtinës, që tash e pesë vjet është në renovim!
A po e shihni atë “mbindërtim” atje? Kështu po e rinovon MKRS-ja thesarin e kulturës sonë, Teatrin Kombëtar. Ndërkohë, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) e ka blloku krejt Prishtinën në emër të mbrojtjes së trashëgimisë!!!
Qe si e trajtojnë këta trashëgiminë kulturore shtetërore, e neve nuk na lojnë as me gërry asfalt, se po na del trashëgimia!

