Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në 12 objekte ndërtimi në Rahovec pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.
“Si rezultat i këtyre inspektimeve, janë ndaluar punimet në 12 objekte ndërtimi, deri në eliminimin e parregullsive dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve”.
Inspektorati Qendror i Punës u zotua se do të vazhdojë inspektimet në terren, me qëllim të parandalimit të rreziqeve dhe krijimit të kushteve të sigurta për punëtorët.

