Laureta thyen heshtjen pas humbjes së Laurentit

by Nexhat

Një muaj pas fejesës që duhej të shënonte fillimin e një jete të re së bashku, Laureta u përball me dhimbjen e humbjes së të fejuarit të saj, Laurent Krasniqit, i cili humbi jetën tragjikisht më 2 shtator.

Pas javësh heshtjeje, Laureta ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, duke ndarë dy fotografi bardhezi krah Laurentit dhe një mesazh prekës për njeriun e zemrës.

banner

“Shpirti jem i mirë, më ke lon me zemër të copëtuar. Kom me të dashtë pafundësisht deri ne frymën time të fundit. Fluturo lart, shpirti i bardhë”, ka shkruar ajo, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e tij.

Historia e tyre bëhet edhe më e dhimbshme kur kujtohet se më 2 gusht, vetëm një muaj para aksidentit fatal, Laurenti i kishte propozuar Lauretës për fejesë. Një moment i rëndësishëm që shënonte nisjen e një kapitulli të ri për çiftin, me ëndrra dhe plane për të ardhmen.

Mirëpo, gjithçka u ndërpre papritur më 2 shtator, kur Laurenti humbi jetën në një aksident tragjik, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe te Laureta, me të cilën kishte planifikuar të ndërtonte të ardhmen e tij. /Prive By LS

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy