Abdixhiku: Të thuash se LDK-ja është kundër UÇK-së, e ofendon edhe UÇK-në

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për Ligjin për Dhomat e Specializuara në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se është e padrejtë, e turpshme dhe ofenduese të paraqitet LDK-ja si parti kundër UÇK-së.

banner

“Kjo ndasi që bëhet është e padrejtë, është e turpshme, e thënë të drejtën, dhe ofenduese edhe vetë për UÇK-në, pra ofenduese edhe për vetë luftën. Po kur të thuhet se LDK-ja është kundër UÇK-së, ofendon edhe UÇK-në”, ka deklaruar Abdixhiku

Duke folur për Dhomat e Specializuara, Abdixhiku ka rikujtuar se ato janë ndërtuar në atë mënyrë që të jenë të pavarura nga sistemet dhe ndërhyrjet politike në Kosovë.

 “Pra, edhe Dhomat e Specializuara në fillim janë nisur dhe ndërtuar në atë mënyrë që të jenë të pavarura nga sistemet dhe ndërhyrjet politike në Kosovë”, deklaroi ai,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy