Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka publikuar pamje nga protesta masive e studentëve në Serbi, të mbajtur mbrëmjen e së enjtes, në prag të zgjedhjeve që do të zhvillohen të dielën.
Bildt ka vlerësuar pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në tubimin në mbështetje të Listës Studentore, por ka theksuar se mobilizimi ende nuk ka arritur përmasat e protestave që çuan në rrëzimin e ish-presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq.
“Pjesëmarrje masive mbrëmë në mbështetje të Listës Studentore, para zgjedhjeve të së dielës në Serbi. Por, ende nuk është në përmasat që dikur e rrëzuan Millosheviqin”, ka shkruar Bildt në X.

