Osmani thotë se Qeveria ka mungesë komunikimi me Administratën Trump: Kjo përbën rrezik serioz për sigurinë tonë

by Nexhat

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se mungesa e komunikimit të drejtpërdrejtë, e strategjik me administratën “Trump” përbën një rrezik serioz për sigurinë kombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani u shpreh se kjo mungesë i lë hapësirë më të madhe Serbisë që të shtyjë përpara narrativat e saj të rrejshme kundër Kosovës.

banner

Postimi i plotë:

Marrëdhënia me Amerikën nuk është çështje protokolli, por çështje e sigurisë kombëtare.

Mungesa e komunikimit të drejtpërdrejtë, përmbajtësor dhe strategjik me nivelet më të larta të administratës Trump: presidentin Trump, sekretarin Rubio dhe kabinetin politik të Presidentit, përbën një rrezik serioz për sigurinë tonë kombëtare dhe interesat tona strategjike. Kjo mungesë, i lë hapësirë më të madhe Serbisë që të shtyjë përpara narrativat e saj të rrejshme kundër Kosovës.

Kosova nuk mund ta trajtojë si çështje dytësore marrëdhënien me aleatin e saj jetik. Pa një partneritet të fortë politik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as integrimi ynë euroatlantik, as mbrojtja e së vërtetës historike për luftën çlirimtare, as mbrojtja e sovranitetit dhe shtetësisë sonë nuk mund të garantohen me sigurinë dhe qëndrueshmërinë që kërkojnë interesat tona kombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy