Haxhiu: Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë Ligj për Specialen, sipas një vendimi të Kushtetueses ai s’mund të ndryshohet

by Nexhat

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se institucioni që drejton do të vendosë nëse do të ketë ose jo Ligj për Gjykatën Speciale, kjo pas kthimit të tij në organin Legjislativ nga Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula.

Megjithatë, Haxhiu ka thënë sot se ai Ligj nuk mund të ndryshohet e as të amandamentohet, bazuar në një vendim të mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese.

banner

Haxhiu ka thënë se procedurat lidhur me Ligjin e kthyer prapa nga Presidentja, do të nisin të hënën, duke filluar me Komisionin për Legjislacion.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy