Cilët lojtarë do t’i mungojnë Flickut në përballjen e sontme ndaj Realit?

by Nexhat

Hansi Flickut i janë kufizuar ndjeshëm opsionet para njërës prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit për Barcelonën.

Barcelona do të jetë pa Dani Olmon, Eric Garcian, Jules Kounden dhe Andreas Christensenin në përballjen e La Ligës ndaj Real Madridit sonte.

banner

Përditësimet mjekësore të klubit konfirmojnë lëndimin e Olmos në muskulin e brendshëm të kofshës së majtë, problemin e Garcias në kofshën e djathtë dhe tërheqjen muskulore të Christenseni​t në kofshën e majtë, ndërsa Flick ka konfirmuar se Kounde nuk do të rrezikohet për shkak të problemit me kyçin e këmbës.

Olmo u lëndua pas një përplasjeje gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit.

Ekzaminimet konfirmuan dëmtimin e muskulit të tij të brendshëm të kofshës së majtë, ndërsa Barcelona vlerëson se mesfushori do të mungojë për rreth një muaj.

Ndërkohë, Eric Garcia pësoi një lëndim në kofshën e djathtë gjatë ndeshjes kundër Real Betisit dhe periudha e rikuperimit për të u vlerësua në tri deri në katër javë.

Christensen është jashtë fushave që nga shtatori për shkak të një tërheqjeje muskulore në kofshën e majtë, ndërsa Kounde po përballet me një ndrydhje të kyçit të këmbës.

Mbrojtësi francez kishte munguar edhe në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së, ndërsa Flick tashmë e ka bërë të qartë se Barcelona nuk do të rrezikojë me gjendjen e tij fizike në “El Clásico”.

Vlen të theksohet se Barcelona hyn në xhiron e dhjetë të La Ligës me bilanc të përsosur në kampionat: nëntë fitore në nëntë ndeshje dhe 39 gola të shënuar.

Katalunasit e presin Real Madridin në “Spotify Camp Nou”, në një përballje ku është në lojë vendi i parë në tabelën e klasifikimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy