Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë

by Nexhat

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për shtetin që nuk mundi ta mbronte Arlinda Zekajn, gruan e cila u vra mizorisht mbrëmë, tre ditë pasi i kishte paralajmëruar institucionet për tragjedinë dhe kishte kërkuar mbrojtjen e shtetit.

Hoxha tha në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit se “sot nuk mjaftojnë as ngushëllimet”.

banner

“Nuk mjafton dënimi i krimit. As fjalimet tona këtu nuk mjaftojnë. Duhet të ketë hetim, transparencë, përgjegjësi, për çdo neglizhencë dhe mosveprim institucional që ka kontribuuar në këtë tragjedi”, tha ajo.

Hoxha tha se “Arlinda sot nuk mund të flasë, por letra e saj flet shumë”.

“Frika e saj, shpresa e saj e fundit na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi për ta mbrojtur jetën”, tha ajo.

Hoxha tha se “kjo ditë është pasqyra jonë”.

“Kjo ditë është pasqyra institucionale, por edhe morale”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy