Vrasja e Arlindës, ambasada britanike: Askush që ndërmerr hapin e guximshëm për të kërkuar ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje

by Nexhat

Ambasada britanike në Prishtinë, ka deklaruar se “askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje”, pas vrasjes makabre të Arlinda Zekaj.

Ambasada shprehet se “ky rast tragjik thekson nevojën për veprime të përqendruara te të mbijetuarat, koordinim efektiv institucional, llogaridhënie dhe qasje në drejtësi”.

banner

Postimi i plotë:

Jemi thellësisht të pikëlluar nga vrasja e A.Z., një gruaje që iu drejtua institucioneve të Kosovës për mbrojtje, nga frika se jeta e saj ishte në rrezik për shkak të dhunës në familje.

Mendimet tona janë me familjen dhe të dashurit e saj, dhe shpresojmë se do të ketë drejtësi për ta dhe për të.

Askush që ndërmerr hapin e guximshëm për të kërkuar ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje. Gratë që përballen me rrezikun e dhunës në familje duhet të mbështeten për të gjetur sigurinë që u nevojitet; kjo është një çështje thelbësore e sigurisë. Ky rast tragjik thekson nevojën për veprime të përqendruara te të mbijetuarat, koordinim efektiv institucional, llogaridhënie dhe qasje në drejtësi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy