Presidentja, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj.
Në komunikatë bëhet e ditur se, gjatë takimit u vlerësua roli i shqiptarëve në Mal të Zi dhe i malazezëve në Kosovë si ‘’urë lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe si kontribuues të rëndësishëm në forcimin e miqësisë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy popujve’’.
Komunikata:
Presidentja Shiroka Pula priti në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, i shoqëruar nga ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.
Ministri Dukaj e uroi Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses përgjatë këtij mandati.
Presidentja Shiroka Pula e falënderoi ministrin Dukaj për vizitën dhe urimet, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira dhe të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Gjatë takimit u vlerësua roli i shqiptarëve në Mal të Zi dhe i malazezëve në Kosovë si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe si kontribuues të rëndësishëm në forcimin e miqësisë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy popujve.
Presidentja Shiroka Pula theksoi se ruajtja dhe avancimi i marrëdhënieve të mira me Malin e Zi është në interes të të dyja vendeve, ndërsa shprehu gatishmërinë për të mbështetur thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

