Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Protesta, është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
protestuesit pritet të marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës.
Gjatë zhvillimit të saj, protestuesit kanë bërë thirrje dhe për ‘’Liri, barazi, solidaritet’’.
Po ashtu, protestuesit kanë bërë thirrje për dorëheqje, derisa në pamje shihet dikush teksa merr pamje të protestës nga ministria.

