Lushaku: Qysh po mendoni ta mbani pushtetin kur dështimi kushton jetë njerëzish

by Nexhat

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka reaguar pasi nuk pati dorëheqje lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, as nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe as nga ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla.

Lushaku tha se ky është një mesazh i tmerrshëm për gratë e tjera.

banner

“Dy minista sot na thanë se dorëheqja e tyre nuk do të përmirësonte asgjë! Dorëheqja nuk e kthen Arlindën, e as pamjen e vrasjes me sopatë në sytë e djalit.  Po, DORËHEQJA ËSHTË PËRGJEGJËSIA PËR DËSHTIMIN E SHTETIT, në këtë rast PUSHTETIT, që NUK ARRITI TA MBROJË ARLINDËN ME GJITHË APARATIN SHTETËROR NË DORË! Qysh po mendoni se mund ta mbani pushtetin edhe kur DËSHTIMI I PUSHTETIT KUSHTON JETË NJERËZISH?! Kur për jetën e humbur të një gruaje nuk jep përgjegjësi askush në krye të shtetit, mesazhi për gratë e tjera është i tmerrshëm” – shkroi ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy