Vrasja e Arlindës, Miftaraj përmend suspendimet e dorëheqjet: Po mungojnë ato të Gërvallës e Sveçlës

by Nexhat

Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar sërish rreth vrasjes së Arlinda Zekajt, duke theksuar dorëheqjet dhe suspendimet që janë bërë lidhur me këtë rast.

Miftaraj, ka shtuar se ajo çfarë tani mungon, janë dorëheqjet dhe përgjegjësia institucionale e ministres së Drejtësisë, dhe atij të Brendshëm.

banner

‘‘Dhe kjo është dëshmi se politika në Kosovë tanimë është pajtuar me fatin se s’ka moral, s’ka përgjegjësi, s’ka etikë, s’ka ndjeshmëri’’, ka shkruar mes tjerash Miftaraj.

Postimi:

Policia suspendon 11 policë me i hap rrugë një hetimi të pavarur.

Këshilli Prokurorial suspendon dy prokurorë me i hap rrugë një hetimi të pavarur disiplinor.

Sistemi prokurorial i merr lendet nga Peja dhe i transferon ne Prishtine me i hap rruge nje hetimi penal te pavarur dhe me integritet.

Drejtori i Policise Gazmend Hoxha duke kuptuar peshen e pergjegjesise institucionale nuk fshihet prapa uniformes dhe pozites, por deshmon karakter, moral dhe etikë dhe ofron doreheqje.

Ajo çka po mungon jane doreheqjet qe vine nga pergjegjesia institucionale e Ministrave te Drejtesise dhe Puneve te Brendshme. 

Dhe kjo eshte deshmi se politika ne Kosove tanime eshte pajtuar me fatin se ska moral, ska pergjegjesi,  ska etike, ska ndjeshmeri.

Politika në Kosove eshte pushtet, xhipa, privilegj.  Jeta e nje gruaje ne Kosove per politiken eshte statistike.  Fatkeqesisht.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy