Pushimi i hetimeve për Pecin, Pacollin e Aliun dhe intervistimi i sotëm i Përparim Ramës, Specialja del me reagim

by Nexhat

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve mediatike se pas shkarkimit të Blerim Isufajt janë pushuar hetimet ndaj tre ministrave të Qeverisë së Albin Kurtit, duke thënë se vendimet janë marrë në bazë të provave dhe kritereve ligjore, e jo si pasojë e ndryshimeve në udhëheqjen e institucionit.

Në një sqarim publik, Prokuroria ka bërë të ditur se nga 2 tetori 2026, kur kanë ndodhur ndryshimet në udhëheqjen e saj, e deri më tani, ka ngritur 10 aktakuza ndaj 31 personave, ka marrë nëntë vendime për pushimin e hetimeve ndaj 14 personave dhe ka hedhur poshtë nëntë kallëzime penale ndaj 21 personave.

banner

Duke iu referuar rasteve konkrete të përmendura në media, Prokuroria ka sqaruar se vendimi për pushimin e hetimeve ndaj ish-ministrit Liburn Aliu është marrë më 11 shtator 2026, pra para ndryshimeve në udhëheqjen e këtij institucioni.

Ndërkaq, për Faton Peci dhe Fitore Pacolli, hetimet ndaj të cilëve kishin filluar më 4 korrik 2025, vendimi për pushimin e tyre është marrë më 26 tetor 2026 nga i njëjti prokuror special që i kishte nisur hetimet.

Sipas Prokurorisë, vendimet janë marrë pas vlerësimit të provave dhe rrethanave konkrete të secilit rast, në përputhje me kriteret ligjore.

Institucioni ka bërë të ditur gjithashtu se, përveç rasteve të përmendura në raportimet mediatike, gjatë kësaj periudhe janë pushuar hetimet edhe ndaj ish-kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në dy raste të ndara, si dhe ndaj zyrtarëve të tjerë të profilit të lartë.

Po ashtu, është hedhur poshtë kallëzimi penal ndaj kryetarit aktual të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Prokuroria Speciale ka theksuar se vendimmarrjen e bazon në ligj, provat e administruara dhe vlerësimin profesional të prokurorëve, pavarësisht përkatësisë politike të personave të përfshirë në raste.

Në reagim, ajo ka garantuar pavarësinë e prokurorëve në ushtrimin e funksionit, duke theksuar se ata kanë liri të plotë profesionale dhe institucionale për të hetuar dhe vendosur pa presion, ndikim apo ndërhyrje.

“Qëndrimi i Prokurorisë Speciale është i qartë: asnjë rast nuk ka rezultat të paracaktuar dhe asnjë prokurori nuk i diktohet se si të vendosë”, thuhet në sqarimin e këtij institucioni

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy