Macron i dërgon letër urimi Presidentes, thekson rëndësinë ‘‘normalizimit të marrëdhënieve’’ mes Kosovës dhe Serbisë

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një letër urimi nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës.

Në mesazhin e tij, Macron i ka përcjellë urimet më të përzemërta presidentes së re, duke shprehur shpresën se zgjedhja e saj do të ndihmojë në rifillimin e përparimit në çështjet që lidhen me perspektivën evropiane të Kosovës.

banner

Kreu i shtetit francez ka kujtuar edhe takimin me kryeministrin Albin Kurti në Paris, në muajin mars të këtij viti, duke vënë në pah partneritetin historik mes Francës dhe Kosovës.

Macron ka përmendur gjithashtu vizitën e ministrit të deleguar për Evropën në Kosovë, gjatë muajit korrik, e cila, sipas tij, krijoi mundësinë për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja mes dy vendeve.

Një vëmendje të veçantë në letrën e tij presidenti francez i ka kushtuar edhe dialogut Kosovë-Serbi, duke theksuar rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve

Në këtë drejtim, Macron ka riafirmuar mbështetjen e Francës për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si rrugën për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy