Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar Vlora Çitakun, të cilën e ka uruar për emërimin e saj si udhëheqëse në detyrë e PDK-së.
Krahas, fotografive nga takimi, ambasadori ka shkruar se pret me kënaqësi të punojë me Çitakun gjatë muajve në vijim.
“Diskutuam shqetësimet e partisë lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe u pajtuam për rëndësinë e sigurimit që Kosova të mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit dhe obligimeve të saj ndërkombëtare”, shton ai.

