Çollaku: Procesi në Hagë është politik, qëllimi ishte për t’i dënuar të akuzuarit

by Nexhat

Bekim Çollaku, pjesëtar i ekipeve mbrojtëse të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka deklaruar se procesi gjyqësor në Hagë ka pasur karakter politik që nga ngritja e aktakuzës.

Ai ka shprehur shqetësime edhe për zhvillimet përgjatë procesit dhe çështjen e Apelit.

banner

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Çollaku u shpreh i bindur se qëllimi i procesit ka qenë politik dhe se synimi ka qenë dënimi i të akuzuarve.

“Jam i bindur që nga momenti i ngritjes të aktakuzës qëllimi ka qenë politik, qëllimi ka qenë për t’i dënuar, mirëpo sikur të kishte mbikëqyrje ndërkombëtare, sikur të kishte diplomaci të mirëfilltë nga ana e insituticioneve të Republikës së Kosovës për të siguruar një gjykim të drejt, sikur të kishte llogaridhënie të kësaj gjykate, qoftë te institucioneve vendore apo te ndonjë institucion ndërkombëtar, paneli i gjykatësve do ta kishte të pamundur të bënte lëshimet përgjatë procesit, të cilat secili që e ka përcjell sado pak këtë proces ka mundur t’i identifikoj”, deklaroi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy