Për shkak të organizimit të garës së çiklizmit “Criterium Prishtina 2026” dhe kufizimit të qarkullimit në Rrugën B, të shtunën, do të ketë ndryshime të përkohshme në itineraret e disa linjave të transportit publik në Prishtinë.
Sipas njoftimit, ndryshimet do të vlejnë nga ora 08:00 deri në 12:00.
Linja numër 1 do ta ketë stacionin e fundit te Fakulteti Teknik.
Ndërkaq, linjat 3 dhe 3A, nga rrethrrotullimi te Flamuri, do të qarkullojnë nëpër rrugët “Fehmi Lladrovci”, “Xhevë Lladrovci” dhe “Xheladin Rekaliu”, për të vazhduar djathtas në rrugën “Enver Maloku” dhe më pas në rrugën “C – Ali Aliu Kelmendi”, deri te rrethrrotullimi në këtë rrugë.
I njëjti itinerar do të shfrytëzohet edhe në drejtimin e kundërt.

