Karateistja kosovare Emira Maqedonci ka shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U21, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, duke fituar medaljen e artë dhe titullin e kampiones së Ballkanit në kategorinë juniore, deri në 48 kilogramë.
Maqedonci ka realizuar një paraqitje të jashtëzakonshme, duke regjistruar pesë fitore radhazi, për t’u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit dhe për ta kurorëzuar me titull kampione një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme ndërkombëtare.
Ky është titulli i tretë i kampiones së Ballkanit për Emirën, e cila për herë të katërt në karrierën e saj ka arritur në finalen e këtij kompeticioni.
Bilanci i saj në finale është mbresëlënës: tri medalje të arta dhe një e argjendtë.
Me këtë sukses, Maqedonci konfirmon potencialin dhe vazhdimësinë e rezultateve të mira, duke e përfaqësuar denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare të karatesë

