Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë fundjavë me xhiron e tetë.
Një nga duelet më të rëndësishme zhvillohet në Suharekë, ku Ylli e pret Bashkimin.
Therandasit vijnë pas fitores ndaj Rahovecit 029 dhe kanë bilanc prej katër fitoresh e tri humbjesh, ndërsa prizrenasit kryesojnë renditjen me gjashtë fitore dhe vetëm një humbje
Në takimin e parë sezonal ndërmjet këtyre skuadrave, Bashkimi kishte triumfuar me rezultat 96:60, ndërsa Ylli do të kërkojë rezultat tjetër para tifozëve vendas.
Vëmendje pritet të marrë edhe dueli tradicional ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës, që zhvillohet të shtunën në palestrën “Karagaqi”.
Dy skuadrat, nuk po kalojnë periudhën më të mirë në kampionat. Peja ka dy fitore dhe pesë humbje, ndërsa Sigal Prishtina tri fitore dhe katër humbje.
Kampionia në fuqi, Trepça, pret Rahovecin 029 në palestrën “Minatori”.
Mitrovicasit kanë regjistruar katër fitore radhazi në kampionat dhe synojnë ta vazhdojnë këtë seri edhe ndaj rahovecasve.

