Përfundon në paraburgim personi që sulmoi gjyqtaren në Viti

by Nexhat

Gjykata Themelore në Gjilan, dega Viti ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit që sulmoi fizikisht gjyqtaren Qëndresa Sejdiu, pasditen e 4 nëntorit në Viti.

Personi i ndaluar H.Y., është dërguar në paraburgim, në kohëzgjatje prej një muaji, për kryerjen e veprës penale sulmi ndaj personit zyrtar, raporton Klankosova.tv

banner

Sipas dosjes së Prokurorisë Themelore në Gjilan, rasti ka ndodhur në fshatin Sadovinë e Jerlive të Komunës së Vitisë, gjatë realizmit të ekzaminimit të terrenit në kuadër të një lënde civile.

“…veprim procedural që ndërmerrej nga gjyqtarja e rastit, me qëllim të shqyrtimit dhe konstatimit të rrethanave faktike relevante për çështjen civile, i pandehuri H. Y. i pranishëm në vendin e ngjarjes, me dashje, vetëdije dhe në mënyrë agresive, ndërhyn në zhvillimin e veprimit zyrtar të gjykatës, duke ndërmarr veprime të drejtpërdrejta kundër gjyqtares dhe duke cenuar integritetin e saj fizik, si dhe autoritetin dhe ushtrimin e pavarur të funksionit gjyqësor.”

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy