Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt nga Vitomerica e Pejës, teksa ka komentuar edhe dorëheqjen e ish drejtorit të policisë, Gazmend Hoxha.
Ai ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë lidhur me këtë rast. Madje ai ka thënë se ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha është bërë sakrificë politike për një dështim të Qeverisë.
“Tash, Gazmend Hoxha, me u bë sakrificë politike për të mbuluar dështimin e qeverisë nuk është e drejtë dhe nuk është reagim politik. Përgjegjësia është në kabinet dhe aty duhet të adresohet mosfunksionimi i shtetit, mbi dy parime themelore: ka humbur mbrojtja juridike dhe ka humbur mbrojtja fizike e qytetarit të Republikës së Kosovës”, tha Haziri për IndeksOnline.
Më 30 tetor, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Gazmend Hoxhës dhe e ka liruar atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

