Ismail Kadare fiton nënshtetësinë Kosovare

by informim

Nga një njoftim në profilin e Presidences së Kosovës mësohet se Presidentja Vjosa Osmani sot ka nënshkruar dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i jepet nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Sipas Presidentes Osmani dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është nderim për shtetin e Kosovës për krijuesin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë.

banner

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj ndihen të nderuar nga personaliteti i shquar i kombit, shkrimtari ynë i përmasave botërore, Ismail Kadare, i cili me krijimtarinë e tij ka afirmuar gjuhën, kulturën dhe traditën tonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Dekreti i nënshtetësisë, shkrimtarit Kadare do t`i dorëzohet nga Presidentja Osmani gjatë vizitës, e cila do të realizohet në Shqipëri në një periudhë të afërt.

Ndryshe, Presidentja Osmani, në qershor të këtij viti, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë.

https://www.facebook.com/PresidencaRKS/posts/pfbid0LzgMCUadYu4akH2QBfXJK2JxpvNNTg4Jx8hQUyNyFbTPUj8kL2xKDSJRhMY549Ywl?__cft__[0]=AZXawKGWoW39EBzwwmwBgedjc_XWjaoXGWvBg_heaZAYpgqxZ286HC0aiOcI1BDQ-Zl-gSfRyFzOa0lj2wBCWUen7A5NPG0uMOByuqzUKJLyIFiLeIukiWnlwg3dKoPoAtvyuXZX1EElgBIr0OCZKKeuGfIlabzXhJyDX4Mjxt1Lc79QgcHAe7JJaAlYFLLFJOA&__tn__=%2CO%2CP-R
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy