​Bordi i KOK-ut konstaton: Prishtina 2030 në rrezik

by Nexhat

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka diskutuar për situatën e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 në mbledhjen e 17-të të Bordit Ekzekutiv, ku është konfirmuar se ende ekziston rreziku i humbjes së organizimit të kësaj ngjarjeje të madhe sportive.

Sipas njoftimit të KOK-ut, gjatë mbledhjes, të udhëhequr nga presidenti Ismet Krasniqi, është diskutuar për takimin e fundit të Komitetit Organizativ (OCMG), si dhe për letrat e pranuara nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG).

banner

Bordi Ekzekutiv është njoftuar se në javët në vijim pritet të mbahet një takim në Athinë me përfaqësuesit e ICMG-së. Në këtë takim, OCMG-ja pritet të përfaqësohet nga dy përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, dy të Komunës së Prishtinës dhe dy të KOK-ut.

Në mbledhje është propozuar edhe krijimi i një programi për përgatitjen e federatave sportive për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, nismë kjo që buron nga Ligji për Lojërat Mesdhetare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy