Gazetari Baton Haxhiu, ka thënë në “Pressing” të T7, se meritat Ibrahim Rugovës ia jap nga 1989 deri në 1994.
Pas Dejtonit ai thotë, se kur poshtërimi arriti deri në eshtra Rugova më pas “ishte i pafuqishëm”.
“Ibahim Rugovës ia jap meritën nga 89 deri në 1994, deri te Dejtoni, sepse është njeriu që e konsumoi popullin deri në poshtërim vetëm që mos të hyjmë në luftë. Merita e tij që nuk ka pasur masakra, masakra ka nisur në Bosnjë dhe jo në Kosovë është kjo”, ka thënë ai teksa foli për dy librate botuara.

