Aleanca ia kujton VV-së sloganet, ia lidh me skandalet në pushtet

by Nexhat

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar me sloganet e Lëvizjes Vetëvendosje, duke i lidhur ato me zhvillimet dhe kritikat ndaj qeverisjes së kësaj partie gjatë gjashtë viteve në pushtet.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Xhemaili ka renditur disa nga sloganet e njohura të VV-së, duke pretenduar se ato janë jetësuar, por jo në shërbim të qytetarëve, por të interesave partiake.

banner

Duke iu referuar sloganit “Me zemër”, Xhemaili ka përmendur punësimet në KEK, për të cilat pretendon se janë bërë në baza partiake.

Ndërsa sloganin “Erdhi dita” e ka lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe vështirësitë e qytetarëve për të përballuar faturat.

Ai ka ironizuar edhe me sloganin “Krejt dhe drejt”, duke përmendur mbi një miliard euro të shpenzuara për importin e energjisë, si dhe me “Bashkë Qeverisim”, duke ngritur pretendime për ndërhyrje politike në punësime.

Në reagimin e tij, Xhemaili ka përmendur edhe sloganet “Cep më cep”, “Mos lësho pe” dhe “Krejt për shtet, shtet për krejt”, duke i ndërlidhur me paralajmërimet për vështirësi energjetike, përgjimet e publikuara dhe akuzat për keqpërdorime.

Në fund të reagimit, zëdhënësi i Aleancës i është drejtuar Prokurorisë me thirrjen: “Prokuroria, provat janë publike, qitja pikën!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy