A i dërgoi Rugova dhe bashkëshortja e tij Millosheviqit gurë si dhuratë? Baton Haxhiu zbulon rrëfimin nga libri i tij: Edhe armikun duhet ta manipulosh…

by Nexhat

Gazetari Baton Haxhiu, i cili së fundmi ka publikuar dy libra, ishte i ftuar në emisionin Pressing në T7, ku foli për një rrëfim që lidhet me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe periudhën e luftës.

Gjatë diskutimit, Haxhiu u pyet për një moment që lidhet me vizitën e Rugovës në Beograd dhe një histori të pazakontë për një dhuratë që pretendohet se i ishte dërguar Slobodan Millosheviqit.

banner

Haxhiu tregoi se, në kohën kur Ibrahim Rugova u thirr në Beograd, bashkëshortja e tij dhe familja ndodheshin nën një presion të jashtëzakonshëm. Sipas rrëfimit të tij, një grua që ishte e rrethuar nga policia dhe që po përballej me informata se ‘UÇK-ja mund ta vriste Rugovën’, kërkonte një zgjidhje për të shpëtuar fëmijën e saj.

“Një nënë që do të gjejë zgjidhje për fëmijën e vet, armikun duhet ta manipulosh. E kuptoj plotësisht”, u shpreh Haxhiu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy