Rizvanolli flet përësri për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës: Mbyllja e Hormuzit ka krijuar probleme

by Nexhat

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës për investimet që po bëhen në KEK për përmirësimin e instrasfrukturës prodhuese, shkruan Express.

Ajo ka thënë se kur dëgjohen deklarimet se KEK-u ka ulur prodhimin e rrymës, duhet pasur parasysh gjithë kontekstin.

banner

Tutje ministrja Rizvanolli  ka thënë se krizat globale që po përsëriten, e kanë bërë çmimin prej 500 euro për megavat/orë të duket si diçka e zakonshme.

“Krizat po përsëriten. I kanë bërë çmimet 500 euro për megavat orë si diçka e zakonshme”, ka shtuar ajo, raporton Express.

Tutje, ajo ka përmendur mbylljen e Ngushticës së Hormuzit si një zhvillim që ka shkaktuar probleme të mëdha.

“Jam e vetdijshme që sektori i energjisë ka sfida në muajt në vijim, Kur çmimet në tregjet ndërkombëtare janë të larta, e kur konflikti në Iran e mbyllja e ngushticës së Hormuzit kanë krijuar probleme të mëdha jo vetëm për Evropën por edhe globalisht”, ka shtuar tutje ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy