Atletico Madridi po shfaqet si destinacioni më i mundshëm për mesfushorin e Arsenalit, Mikel Merino, i cili po kërkon më shumë minuta në fushën e lojës.
Sipas raportimeve të mediumit “El Nacional”, 30-vjeçari nuk po e konsideron rikthimin te Real Sociedad, ndërsa është i joshur nga mundësia për t’iu bashkuar skuadrës së Diego Simeones.
Madje, presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, raportohet se ka zhvilluar dy takime me agjentin e futbollistit për të diskutuar mundësinë e transferimit të tij gjatë afatit kalimtar të janarit.
Merino nuk është i kënaqur me hapësirën që po merr te Arsenali dhe një largim nga Londra mund të jetë në horizont.

