Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është anuluar takimi në Athinë, lidhur me Lojërat Mesdhetare “Prishtina2030”.
Rama tha se për shkak të mungesës së përgjigjes, obligimeve të papërmbushura dhe delegacioni të pakonfirmuar brenda afatit, ky takim s’do të mbahet.
Për këtë situatë, i pari i kryeqytetit ka akuzuar direkt kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e tij.
“Këto janë arsyet që, sipas njoftimit zyrtar të Komitetit Olimpik të Kosovës, kanë çuar në anulimin e takimit për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare.
Pas të gjitha paralajmërimeve, tani anulohet edhe takimi ku duhej të bëheshin përpjekjet e fundit për të mos ua humbur qytetarëve të Kosovës këtë mundësi historike!
Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës duhet të japë llogari menjëherë!!!
Ky është skandal!
Ky është turpi i shtetit tonë!”.

