Rasti i rëndë i 26-vjeçares në Prizren, Spitali del me të dhëna të detajuara

by Nexhat

Spitali i Prizrenit është deklaruar në lidhje me vdekjen e 26 vjeçares si dhe rrethanat që i paraprinë vdekjes së B.H, që ndërroi jetë në Spital të Prizrenit, pasi ishte ndaluar në Vërmicë në një rast ku u sekuestruan mbi 100 gramë kokainë e dyshuar.

Spitali ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së djeshme, rreth orës 19:00, në Emergjencën e Spitalit të përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa’ në Prizren është sjellë nga Policia Kosovës një paciente, e moshës 26 vjeçare, me dyshimin për gëlltitjen e një qeseje që dyshohej se përmbante substancë narkotike.

banner

“Me rastin e pranimit, pacientes i janë kryer ekzaminimet e nevojshme diagnostike, përfshirë ekzaminimin radiologjik (RTG nativ të traktit torako-abdominal), ultrazërin e abdomenit, si dhe ekzaminimin gjinekologjik. Sipas rezultateve të ekzaminimeve të realizuara, nuk janë evidentuar gjetje pozitive. Pacientja ka qenë në gjendje stabile shëndetësore dhe, pas vlerësimit mjekësor, është liruar nga emergjenca. Rreth orës 00:45, e njëjta paciente është sjellë sërish në Shërbimin e Emergjencës, nga ekipi i Urgjencës dhe nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, pa shenja vitale. Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të reanimimit kardiopulmonar (RKP), si dhe është konsultuar mjeku anesteziolog. Pavarësisht përpjekjeve të ndërmarra nga ekipi mjekësor, pacientja ka përfunduar me exitus letalis”,thuhet në njoftim.

Po ashtu u tha se spitali shpreh keqardhje të thellë për këtë rast tragjik dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjen e pacientes.

“Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e rastit, theksojmë se të gjitha rrethanat që lidhen me këtë ngjarje duhet të trajtohen dhe sqarohen nga organet kompetente, në përputhje me procedurat ligjore dhe profesionale. Institucioni ynë mbetet i gatshëm për bashkëpunim të plotë me organet kompetente dhe për ofrimin e të gjithë dokumentacionit dhe informacionit të nevojshëm për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy