Rama nuk kursehet ndaj Brukselit: Bashkimi Europian është vendi më i sofistikuar i torturës

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj Bashkimit Europian gjatë një konference të mbajtur në Bruksel, ku foli për procesin e integrimit të Shqipërisë. Duke iu referuar refuzimit për tre vite me radhë të hapjes së negociatave të anëtarësimit, Rama e cilësoi BE-në si “vendin më të sofistikuar të torturës”, ndërsa theksoi se procesi i bazuar në meritë ka ndihmuar Shqipërinë të ndërtojë institucione më të forta.

Kreu i qeverisë vlerësoi rolin e Bashkimit Europian në përmirësimin e institucioneve dhe funksionimin e sistemit në Shqipëri, duke e përshkruar procesin e integrimit si një burim të jashtëzakonshëm dijeje. Megjithatë, ai bëri dallimin mes punës së Komisionit Europian dhe politikës së vendeve anëtare, e cila, sipas tij, shpesh e ka zhgënjyer Shqipërinë për shkak të interesave të brendshme politike.

banner

Rama kujtoi edhe periudhën kur Shqipëria u mbajt për tre vite pa hapjen e negociatave, duke ia atribuar këtë qëndrim qeverisë së atëhershme holandeze të Mark Rutte. Ai tha se kjo periudhë ndikoi në marrëdhëniet mes tyre, por shtoi se më pas u bënë miq të mirë.

Edi Rama:

Bashkimi Europian është burimi më i jashtëzakonshëm i dijes se si ndërtohen institucionet dhe si krijohet një sistem që funksionon në vetvete. E di që po kështu është vendi më i sofistikuar i ‘torturës’. Nuk ka aspak dyshim. ‘Torturat’ që mund të gjesh në këtë ndërtesë janë të pashoqe.

Ata e dinë saktësisht se si të ‘derdhësh gjak’ në çdo hap që hedh. Por kjo bëhet për ne, mbi të gjitha për ne. Shqipëria sot është një vend krejtësisht ndryshe falë këtij procesi. Kështu që, të kesh diçka ndryshe nga procesi i bazuar në meritë është njësoj si të marrësh patentën pa ditur t’i japësh makinës. Rrezikon veten, por rrezikon edhe të tjerët.

Europa nuk ta jep këtë gjë, por ajo që mendoj se mungon është politika. Mendoj se Komisioni ka të drejtën e vet që të na ‘torturojë’ dhe e bën këtë në mënyrë të përsosur. Por, ndërkohë që falë kësaj ‘torture’ dhe punës ne përmirësohemi gjithmonë e më tepër, politika e Bashkimit Europian shpesh na zhgënjen, na rrëzon për shkak të dobësisë së saj apo për shkak të politikave të brendshme në një shtet anëtar, në një tjetër apo në një tjetër.

Nuk do t’i kthehem kohës së poshtërimit. Tre vjet falë vendit të kolegut tim këtu. Jo, jo, vendi juaj, politika juaj, qeveria juaj, Mark Rutte, nëse doni ta them kështu, sepse nuk kishte një shumicë që do të qëndronte po të tregohej mirë me mua, kështu që u tregua i keq me mua. Por, kështu u bëmë miq shumë të mirë.

Politika është shumë pas, mbetet shumë pas. Ajo që shpresoj, dëshiroj dhe për të cilën lutem është që sot Europa të gjejë momentin e saj, Helmut Kohl.”

“Është një proces, i cili na bën ne të aftë të bëjmë gjëra për të cilat, përkundrazi, nuk do të ishim në gjendje t’i bënim. Përgjatë gjithë historisë, traditës dhe mungesës së institucioneve e të shoqërive të ndërtuara mbi institucione, nuk do të kishim qenë në gjendje t’i bënim këto gjëra. Por, për fat të mirë, jemi në mes të Europës dhe kemi Bashkimin Europian

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy