Samiti i NATO-s në Tiranë, Mark Rutte: Do mblidhemi kur të jetë e nevojshme

by Nexhat

Aleanca e Atlantikut të Veriut, ka anuluar zyrtarisht samitin e liderëve të shteteve anëtare, i planifikuar të mbahej për vitin e ardhshëm në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë.

Vendimi vjen në një kohë kur aleatët e NATO-s nuk pajtohen për çështje thelbësore, duke përfshirë shpenzimet e mbrojtjes, Iranin dhe luftën në Ukrainë, raportoi agjencia e lajmeve Assosiatet Press.

banner

Sekretari i përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, e minimizoi anulimin në një intervistë me AP, duke thënë se NATO është “fleksibile” mbi samitet dhe do të mbajë një takim të të 32 udhëheqësve “kur të jetë e nevojshme”.

Përveç samiteve, takimet ministrore po reduktohen gjithashtu, raportojnë mediat ndërkombëtare, duke përmendur shembullin e takimit vjetor të ministrave të mbrojtjes, i cili zakonisht është zhvilluar në tetor.  

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy