Në Presidencë vendoset portreti i Adem Jasharit dhe flamuri i UÇK-së, përkrah tyre edhe ai i Ibrahim Rugovës dhe flamuri dardan

by Nexhat

Në Presidencën e Republikës së Kosovës janë bërë disa ndryshime, duke u vendosur disa prej simboleve të rëndësishme.

Në njërin prej këndeve të Presidentcës, është vendosur portreti i komandantit legjendar, Adem Jashari dhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

banner

Gjithashtu, afër tyre është vendosur edhe portreti i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, si dhe flamuri dardan

Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i presidencës, Bekim Kuptina, i cili ka dërguar edhe fotografinë nga hapësirat e Presidencës.

Vendosja e këtyre simboleve në Presidencë vjen në një ditë me zhvillime të rëndësishme lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy