Lushaku-Sadriu: Qëndrimi ynë për Ligjin për Specialen është i pandryshueshëm

by Nexhat

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Jehona Lushaku Sadriu, ka deklaruar se ende nuk ka informacione se si do të vazhdohet me trajtimin e pikave të mbetura në Kryesinë e Kuvendit, pas ndërprerjes së punimeve,

Duke folur për Ligjin për Dhomat e Specializuara ajo ka thënë se LDK-ja ka qëndrim të qartë kundër këtij ligji, duke theksuar se argumentet e tyre i kanë paraqitur disa herë.

banner

“Jo, nuk kemi informacion dhe nuk është e qartë, nuk është sqaruar as nga administrata, as nga kryesia atë ditë se si do të vazhdohet, sa i përket pikave të mbetura. Jo, ne kemi qëndrim tepër të qartë sa i përket ligjit. I kemi argumentet tona që i kemi adresuar disa herë, të cilat kanë të bëjnë edhe për rrugën që po e ndjek, por edhe për përmbajtjen dhe ndikimin ndërkombëtar që mund ta ketë ky ligj. Prandaj, faktikisht qëndrimin tonë e kemi shumë të qartë dhe është i pandryshueshëm”, ka deklaruar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy