Detaje nga rasti në Suharekë/ Një person dërgohet në Emergjencë në gjendje të rëndë

by Nexhat

Një person i gjinisë mashkullore ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Suharekë.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi konfirmoi për Klankosova.tv, rasti është raportuar rreth orës 12:20, kur një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

banner

I plagosuri, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë

Ndërkohë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë veprime për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet, ndërsa hetuesit po mbledhin prova dhe dëshmi për të zbardhur rrethanat e rastit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy