Hoxhaj për vizitën e Jakup Krasniqit: Gjykata Speciale, padrejtësia më e madhe ndaj Kosovës dhe çlirimtarëve

by Nexhat

Deputeti nga PDK, Enver Hoxhaj ka reaguar në ditën e dytë të qëndrimit të Jakup Krasniqit në Kosovë, i cili ka ardhur për një vizitë për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Në një postim, Hoxhaj e ka cilësuar kthimin e Krasniqit pranë familjes si një moment njerëzor që, sipas tij, dëshmon çmimin e padrejtë që po paguajnë ish-udhëheqësit e UÇK-së në Hagë.

banner

Hoxhaj ka theksuar rolin e Krasniqit në prezantimin e luftës për liri para botës, ndërsa ka shprehur besimin në pafajësinë e tij dhe kritika ndaj Gjykatës Speciale.

Sipas Hoxhajt, kjo gjykatë përfaqëson padrejtësinë më të madhe që po i bëhet Kosovës dhe çlirimtarëve të saj.

“Ne jemi me ty, Bacë Jakup. Sot, nesër, gjithmonë”, ka shkruar Hoxhaj në përmbyllje të reagimit.

Shkrimi i plotë:

Pas kaq vitesh larg familjes, larg Kosovës, larg shtëpisë së vet, Baca Jakup dje dhe sot u kthye për pak orë pranë atyre që i do më së shumti.

Kjo nuk është vetëm një vizitë. Ky është një moment njerëzor, që ju tregon të gjithëve çmimin e padrejtë që po paguajnë çlirimtarët tanë në Hagë. Jakup Krasniqi nuk është zëri i lirisë, është njeriu që i dha fjalë luftës sonë për liri para gjithë botës.

Ne besojmë në pafajësinë e tij. Ne besojmë në drejtësi, por kjo Gjykatë është padrejtësia më e madhe që po i bëhet Kosovës dhe çlirimtarëve të saj. Ne jemi me ty, Bacë Jakup. Sot, nesër, gjithmonë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy