Arbërie Nagavci nga VV’ja, ka folur për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë, gjatë seancës parlamentare.
Nagavci e ka vlerësuar si një nga figurat e rëndësishme të Kosovës, Krasniqin, duke thënë se pamjet e djeshme të këtij të fundit nga shtëpia, ‘’duhet të mbesin kujtesë e fortë’’.
‘’Jakup Krasniqi është një nga figurat e rëndësishme të historisë politike të Kosovës. Një vendim i marrë në këtë kuvend përcakton raportin e shtetit me të kaluarën e tij, dhe ndikon në jetën e gjeneratave që vijnë. Prandaj duhet të shtrojmë pyetjen thelbësore se çfarë po miratojmë, çfarë përgjegjësie po marrim, dhe cilat mund të jetë dhe do të jenë pasojat e vendimit tonë. Ne e kemi kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale. Pamjet e djeshme nga shtëpia e Jakup Krasniqit, duhet të mbesin për ne në një kujtesë të fortë, se pas çdo vendimi politik ka jetë njerëzore. Historia shkruhet nga ajo që ndodh në luftë, por edhe nga vendimet që i marrim si shtet pas saj’’, ka deklaruar Nagavci.

