Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për rezervat e qymyrit që ka Kosova, pasi nga deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, është pyetur se pse nuk po e aktivizon Kosova fuqinë e prodhimit të rrymës nga qymyri.
Kurti, i cili dikur thoshte se “Kosova fle mbi qymyr”, sot në Kuvend ka thënë se flitet që Kosova ka në nëntokën e saj nga 10 deri në 14 miliardë tonë, por thotë se s’është e dhënë e saktë.
Megjithatë thotë se duhet bërë një skanim i gjendjes, për të parë se sa e pasur është Kosova në nëntokën e saj.
“Është interesant thuhet që është nga 10 deri në 14 miliardë tonë, që nuk është një e dhënë aq e saktë. Sërish në përputhje me zotimin tonë para zgjedhjeve, që do ta bëjmë një skanim të gjendjes për atë se ku e sa e si jemi të pasur në nëntokën tonë”, ka deklaruar Kurti.

