“Shije e hidhur”, Mushkolaj kritikon PDK-në për Ligjin për Specialen

by Nexhat

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar mënyrën se si Partia Demokratike e Kosovës e ka menaxhuar procesin pas miratimit të ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se iniciativa për ndryshimin e tij është shoqëruar me paqartësi dhe ka përfunduar duke lënë qytetarët me shije të hidhur.

Në Debat Plus, Mushkolaj ka vënë në pikëpyetje faktin se PDK-ja, pasi kishte votuar ligjin dhe kishte siguruar se ai ishte përgatitur nga ekspertë, më pas kërkoi kthimin e tij në Kuvend, ndërsa tani po paralajmëron një iniciativë të re ligjore.

banner

“Në këtë rast mendoj që PDK-ja si incizuese e ligjit, pastaj edhe si votuese, e ka menaxhuar jashtëzakonisht keq këtë procesin se çka ndodhi pas miratimit të ligjit. Prej kërkesës që ia ka bërë presidentes që ligji të kthehet në Kuvend deri tash po vazhdon, e ligj nuk ka… e deri tash që zonja Çitaku që tha se kemi të bëjmë ne një iniciativë të re ligjore”, ka thënë Mushkolaj

Ai ka kritikuar edhe deklaratat e mëhershme të PDK-së se ligji ishte përgatitur nga ekspertët dhe ishte në rregull, duke theksuar se menjëherë pas miratimit u shfaqën probleme me të.

“Projektligj, i cili do të ndërtohet mbi bazën e ligjit të miratuar në Kuvend, por edhe me ndihmën e ekspertëve, në mënyrë që të mos ketë probleme, çfarë mund të ketë pas. Gjithë ky proces mua më ka lënë, dhe po besoj që një numri të madh të qytetarëve, një shije të hidhur. Duke pas parasysh momentin që kur u miratua si ligj, vetë PDK-ja iu ka thënë njerëzve se është përgatitur prej ekspertëve dhe është gjithçka në rregull. Dhe menjëherë doli se ligji nuk është në rregull”, ka deklaruar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy