Kroaci: Shtetasi çek tentoi të kontrabandojë katër kosovarë

by informim

Katër kosovarë kishin tentuar të hynin në territorin e Kroacisë në mënyrë ilegale.

Policia kroate e kishte ndaluar një veturë me targa të Çekisë.

banner

Rasti ka ndodhur të hënën më 24 prill, në autostradën A3 në Srenada.

Brenda veturës ishin hasur një shtetas çek i moshë 37-vjeçare dhe katër kosovarë të moshës 26,27,44 dhe 50 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, ishte konstatuar se shtetasi çek me marrëveshje me një person tjetër, kishte tentuar që të ndihmonte personat nga Kosova të hynin brenda territorit kroat.

Por, destinacioni i tyre final ishte Italia, përcjell Klankosova.tv

Ndaj personave të përfshirë autoritetet kroate do t’i nisin hetimet, dhe ndaj tyre do të ndiqen procedurat penale dhe administrative.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy